Ministri Lekaj nënshkruan kontratën për ndërtimin e Urës në Balincë

16:23 | 9 Korrik 2018
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj sa po ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e Urës në Balincë, në rrugën nacionale N 9, autoudha Prishtinë – Pejë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ministri përmes një postimi në facebook.

“Nënshkrova kontratën për ndërtimin e Urës në Balincë, në rrugën nacionale N 9, autoudha Prishtinë – Pejë”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i tij i plotë në facebook:

Nënshkrova kontratën për ndërtimin e Urës në Balincë, në rrugën nacionale N 9, autoudha Prishtinë – Pejë.

Kjo është shenja e parë se kjo rrugë do të marrë drejtim prapë, pasë gati një degade. Ura e Balincës kishte mbetë si një shëmti e cila nuk i bënë nderë kësaj autoudhe. Këtu do të kryhen investimet e nënkalimit për banorët e kësaj zone dhe do të zgjerohet në katër korsi ura mbi të.

Punimet do të përfundojnë brenda 115 ditëve punë dhe do të kushtojë rreth 700 mijë euro./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale