Replika e kundëreplika janë zhvilluar sot në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të LDK-së e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj rreth autostradës “Arbën Xhaferi”.
Ishte deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ajo që kërkoi në seancë sqarim nga ministri i Infrastrukturës, Pal Lekajn, pse po pranon t’i paguaj Bechtel-Enka’s 63 milionë euro me shumë për autostradën “Arbën Xhaferi” e cila është pajtuar me Qeverinë Mustafa që të paguhet 14,7 milionë euro.
Ministri Lekaj thënë se 63 milionët nuk janë produkt i tij, por i ka ardhur kërkesa nga Bechtel-Enka për shkak të neglizhencës dhe shkeljes së kontratës nga qeveria e kaluar.
“Kam shpjeguar në mënyrë analitike se pse janë kërkuar 63 milionë dhe ku është shkelur kontrata”, ja thënë ministri në seancën e sotme në Kuvend.
Ndërsa ish-ministrit Zharku ka kërkuar që ta sqarojë se si është e mundur që 14 milionshki të kthehet në 63 milionë.
Për këtë çështje ka folur edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se ministri Lekaj as nuk ka njohuri për kontratat sepse nuk i ka lexuar ato.
Vrasja në Gjakovë, nga Prokuroria japin detaje
“Jemi krenarë”, Osmani uron Luana Bajramin për çmimin Oscar
Pamje nga lokali ku ndodhi vrasja në Gjakovë, shihen vrimat ...
Mbi 100 milionë njerëz në SHBA nën paralajmërime për stuhi t...
Rikthehen Mbappe e Bellingham, Real Madridi publikon listën ...
MBPZHR organizon punëtori për politikat mbështetëse në bujqë...