Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka pritur në një takimi kryetarin e Hanit të Elezit, Rufki Suma, me të cilin kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për realizimin e një projekti me rëndësi për banorët e kësaj komune.
Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Hanit të Elezit, ka të bëjë me realizimin e projektit të rrugës Dermjak-Nesalc, ndërsa vlera e realizimit të këtij projekti kap vlerën prej 450 mijë eurosh.
Ministri Lekaj dhe kryetari Suma, biseduan edhe për një sërë projektesh infrastrukturore për Hanin e Elezit, e të cilat kërkojnë vëmendjen e Ministrisë së
Infrastrukturës, ku ministri Lekaj i premtoi kryetarit Suma, se brenda mundësive buxhetore dhe ligjore kjo komunë do të përkrahet në projektet e saj infrastrukturore.
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit