Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Rifat Latifi, sot ka zhvilluar një takim me ish-presidenten, Atifete Jahjaga dhe deputeten Duda Balje.
Nga ky takim, detaje dhe fotografi ka ndarë vetë Jahjaga. Ajo tha se bashkë me Latifin e Baljen kanë folur për mundësitë dhe projektet që do të ndikojnë në sistemin e shëndetësisë në Kosovë.
“Gjatë këtij takimi diskutuam për mundësi dhe projekte të reja të cilat do të ndikojnë direkt në sistemin e shëndetësisë në Kosovë dhe shpëtimin e jetëve të pacientëve si dhe përmirësimin e shërbimeve mjekësore në Kosovë”, ka shkruar Jahjaga./arbresh.info/

Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës