Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka vizituar Komunën e Obiliqit, me ç’rast është pritur në takim nga Kryetari i Komunës, Xhafer Gashi.
Gjatë këtij takimi kanë diskutuar për mbarëvajtjen e punimeve në projektet komunale të cilat janë financuar nga MAPL, rritjen e mbështetjes ndaj grupeve të margjinalizuara dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.
Gjithashtu, Ministri Krasniqi dhe Kryetari Gashi, vizituan dy projektet e financuara nga MAPL në fshatin Plemetin, projektin për ndërtimin e trotuarit dhe ndriçimit e fshatit dhe projektin për rehabilitimin e infrastrukturës fizike tek komunitetet Egjiptian, Ashkali dhe Rom.
MAPL, do të vazhdoj të mbështes projekte kapitale dhe infrastrukturore në Komunat e Republikës së Kosovës në mënyrë që të avancohet zhvillimi ekonomik lokal dhe të ofrohen shërbime më cilësore për qytetarët./arbresh.info/


Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...