Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka vizituar disa nga fshatrat në veri të Kosovës.
Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se përkrah nënkryetarit të komunës së Zveçanit, Florim Kelmendi ka vizituar fshatrat Lipë, Boletin dhe Zhazhë.
Përkrah ministrit Krasniqi dhe nënkryetarit Kelmendi ishin edhe shefi i zyrës për komunitete, Lulzim Peci dhe këshilltari në MPB, Erden Atiq.
“Koordinimi me secilën komunë të Republikës së Kosovës dhe implementimi i projekteve në shërbim dhe në të mirë të qytetarëve mbetet prioritet i qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar ministri./arbresh.info/
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...