Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi u takua sot me ambasadorin e Kuvajtit në Shqipëri, ambasador jorezident në Republikën e Kosovës, Najeeb Al-Bader, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, si dhe për projektet zhvillimore të MBPZhR-së për këtë vit.
Ministri e njoftoi ambasadorin më hollësisht për programet zhvillimore të këtij viti, përmes të cilave ai theksoi se synojnë zhvillimin dhe fuqizimin e mëtejmë të këtij sektori në vend.
Me këtë rast, ministri Krasniqi, vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve dhe e ka falënderuar ambasadorin Al-Bader për përkrahjen që ky shtet i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës në sektor të ndryshëm. Po ashtu, ministri Krasniqi, shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar edhe më tej me këtë shtet, me qëllim të realizimit të projekteve të ndryshme në sektorin e bujqësisë.
Nga ana e tij, ambasadori Najeeb Al-Bader, ritheksoi edhe njëherë gatishmërinë e shtetit të tij për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve, me qëllim të zhvillimit të këtij sektori.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën