Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe drejtorit të ndërmarrjes “Sport-Marketing” në Prishtinë, Bardh Krasniqi, për organizim të tregut dimëror “Verë n’Dimër”.
Në padinë e siguruar nga RTKlive, ministri ka thënë se Ministria ka vlerësuar se vendimi është në kundërshtim me dispozitat e ligjit në fuqi. Komuna e Prishtinës, siç ka thënë ai, ka vazhduar me organizimin e festivaleve “Verë n’Dimër” dhe “Akull n’Verë” pavarësisht vendimit të rrëzuar nga Ministria.
Në arsyetim, ministri ka thënë se Rama me dashje nuk e ka pritur vlerësimin e ligjshmërisë së vendimit të Ministrisë. Ai i ka akuzuar Ramën e Krasniqin për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
“Presim nga organet përgjegjëse shtetërore të trajtojnë keqpërdorimin e prezantuar në këtë Kallëzim Penal e mos lejojnë dëm më të madh përmes lejimit të mëtutjeshëm të zbatimit të vendimit dhe kontratës si rezultat i të njëjtit, që për pasojë dëmton buxhetin e Komunës dhe krijon përfitim për palët e treta”, thuhet në padi.
Kurti premton projekte madhore për Drenasin: Poliklinikë, Di...
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 38 raste b...
Gerrard i gatshëm ta marrë drejtimin e Liverpoolit nëse Slot...
Hapet vrimë e madhe në një kanal në Britani, shpallet gjendj...
Dy orë përpara protestës të thirrur nga PD-ja, qindra forca ...
Agron Qalaj rizgjedhet ushtrues detyre i Kryeprokurorit të S...