Ministri Krasniqi dhe kryetari i Shtimës përurojnë rregullimin e parkut dhe këndin e lodrave në fshatin Gjyrkoc

19:40 | 27 Shtator 2022

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është pritur në takim nga Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimin ekonomik lokal, bashkëpunimin në mes të Qeverisë dhe Komunës si dhe mbarëvajtjen e proceseve të projekteve komunale.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Ministri Krasniqi dhe Kryetari Aliu kanë vizituar zyrat e administratës komunale, e cila po vazhdon me ofrimin e shërbimeve për qytetarët në mënyrë të rregullt.

Gjithashtu, Ministri Krasniqi dhe Kryetari Aliu së bashku me banorët e fshatit kanë përuruar projektin – rregullimi i parkut dhe këndit të lodrave në lagjen e komuniteteve në fshatin Gjyrkoc, financuar nga programi për mbështetje për projekte infrastrukturore për komunitete./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale