Pas paralajmërimit se në veri të Kosovës do të fillon projekti i ” Luginës së Diellit” ku duhet të ndërtohen qindra shtëpi për serbë, me ç’rast Ministria e Ambientit të Republikës së Kosovës reagoi duke pohuar se një projekt i tillë nevojitet të merr lejen për ndërtim nga Qeveria e shtetit të Kosovës, nuk kaloi as dy orë e ministri për komunitete dhe kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës Dalibor Jevtiq për Agjencinë serbe të lajmeve Tanjug deklaroi se ministria të cilën ai e udhëheq është e interesuar edhe për një projekt identik si në veri por tash ” Luginën e diellit” në jug të lumit Ibër.
Ministri Jevtiq ka deklaruar se kthimi i të shpërngulurve serbë nga Kosova nuk duhet të jetë i kuptuar si kërcenim për askënd.
Projekti ” Lugina e Diellit” është nënshkruar vitin e kaluar me 12 korrik në mes të ashtuquajturës zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Patriarkanës së Rashkës dhe Prizrenit dhe Komunës se Zveçanit./GazetaTribuna/.
Nis takimi i Sindikatës së sektorit privat, diskutohet për p...
Real Madridi do ta mbyllë çatinë e “Bernabéut”, pavarësisht ...
Rama prezanton portalin e punësimit në sektorin publik: Drit...
Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stam...
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...