Ministri në detyrë i Shëndetësisë Uran Ismaili dhe drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu përuruan sot në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit ambulancat e reja specialistike.
Ministri Ismaili tha se me investimet e bëra në këto ambulanca, është krijuar një ambient pune mjaft mbresëlënës.
“Kur kemi ardhur në fillim ka qenë mjaftë i zymtë ambienti i punës dhe me këtë investim janë “krijuar kushtet për pacientët dhe personelin shëndetësor si dhe është bërë digjitalizimi për pacientët që mos të presin në radhë. Është bërë një modernizim i shërbimeve shëndetësore”, tha Ministri Ismaili.

Ai theksoi se në ambulancat specialistike kërkohen shumë shërbime, andaj ato duhet të jetë një ambient modern dhe me kualitet të lartë.
“Uroj për pacientët e Gjilanit që do të kenë një ambient mjaft të mirë për marrjen e shërbimeve”, tha ai.

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se hapja e ambulancave specialistike në SP të Gjilanit ka qenë premtim i vitit të kaluar në kuadër të SHSKUK-së.
“Në ambulancat e reja është bërë digjitalizimi si dhe janë krijuar kushtet më komode për punë. Kjo do të jetë ndihmesë e madhe ku ofrohen shërbimet shëndetësore sekondare cilësore. Falënderoj Ministrinë e Shëndetësisë në përkrahje të të gjithave projekteve”, tha Sejdiu./arbresh.info/

Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...