Ministri i Shëndetësisë i ka reaguar deputetes së Vetëvendosjes, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, sa i përket sektorit të shëndetësisë, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se nuk i merr gjynahet e askujt, duke shtuar se PDK-ja, ka punuar mjaft për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
“Unë gjynahet e askujt si mbaj, i kam veprat e mia. E di që PDK-ja e ka përmirësua jetën e qytetarëve. Kërkoj pak durim nga ju që synimet tona të përbashkëta do të realizohen përmes kësaj Qeverie”, ka thënë ai.
Ismaili, ka pohuar se investimi në shëndetësi është i pashmangshëm.
“Investimi në shëndetësi është i pashmangshëm dhe duhet të jetë i pashmangshëm”,
Sa i përket sigurimeve shëndetësore, ministri Ismaili ka shtuar se është barrë e madhe që është krijuar në vend për vite të tëra.
“Është barrë e madhe që është krijuar për vite në Kosovë. Sigurimet shëndetësore do ti bëjmë gjatë kësaj qeverie. Jo pse më nevojitet mua si ministër por se shumë nuk kanë sigurim. Jemi të privilegjuar sepse kemi të hyra më të madha. Sigurimet shëndetësore do të jenë prioritet ndërkombëtar dhe unë do të angazhohem që t’i bëjë gjatë këtij mandati”, ka thënë ai./arbresh.info/
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai