Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka nënshkruar sot një vendim që shtetit ia shpëton rreth 16 milionë euro, shkruan Insajderi.
Ai, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se sot ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ që rregullon dhe unifikon çmimin e barnave.
“U kry! Çmime të njëjta në çdo barnatore dhe barna më të lira në tërë Kosovën, për të realizuar një kërkesë 20-vjeçare të qytetarëve dhe farmacistëve. Pas një pune shumë sfiduese dhe jashtëzakonisht të vështirë, sot, për herë të parë në Kosovë, nënshkrova Udhëzimin Administrativ që rregullon dhe unifikon çmimin e barnave”, ka shkruar ndër të tjera Ismaili.
Ai po ashtu ka treguar që në mungesë të këtij dokumenti shteti ka blerë mbi 6 milionë euro më shtrenjtë barna spitalore brenda vitit, ndërsa qytetarët kanë shpenzuar nëpër barnatore rreth 10 milionë euro më shumë për barna në vit.
“Ky udhëzim shënon një prej reformave më të mëdha në shëndetësinë kosovare. Duke hapur një faqe të re për shtetin dhe qytetarët, ne do të vazhdojmë të jemi në ballë të përgjegjësive tona publike, me qytetarin në qendër të secilës politikë. #Bashkëendreqim”, ka përfunduar ministri.
https://www.facebook.com/uismaili/posts/394477861150114
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...