Sot në Asamblenë e INTERPOL-it që u mbajt në Dubai, Kosova u përfaqësua nga një delegacion i gjerë. Por këtij delegacioni i mungonte Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa. Mediat raportuan se shkak i mosshkuarjes së Mustafës në Asamble ishte aktakuza ndaj tij. Në një bisedë për Gazetën Express, Ministri tregon pse nuk shkoi në Dubai.
Ministri i i MPB-së, Ekrem Mustafa, thotë se nuk shkoi në Asamblenë e INTERPOL-it sepse dikasteri që udhëheq është përfaqësuar nga pjesëmarrës policor-teknik. Ai mohon se shkak i mospjesëmarrjes së tij ka qenë aktakuza, që ditë më parë iu bë publike.
“S’eshtë e vërtetë që s’kam shku për shkak të aktakuzës, Interpoli është mekanizëm policor e jo politik. Vetëm për këtë shkak nuk kam shku, kam pas sygjerime që me shku delagacioni që e kan përpilu statusin për me hy në INTERPOL”, tha ministri për Gazetën Express.
MPB ka vendos me u paraqit me delegacion me pjesmarres policor-teknik. Dmth MPB e kan perfaqesu Policia, Drejtori i Pergjithshem edhe zyrtart tjerë, thanë edhe zyrtarë tjerë të kësaj ministrie.
Ndryshe, Kosova në këtë Asamble u përfaqësua nga një delegacion i gjerë. Vlen të ceket edhe udhëtimi i një numri të madh të gazetarëve për ta përcjëllë këtë ngjarje, e cila u sponsorizua nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Sidoqoftë, Kosova dështoi të anëtarësohej sot në INTERPOL pas dy rundeve, ku nuk mori dy të tretat e votave. Në rundin e para siguroi 76 vota pro, 56 kundër, ndërsa në rundin e dytë pas 20 minutave pati 65 vota pro dhe 51 kundër.
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik