Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj të premten do të mbajë konferencë për media.
Në këtë konferencë, sipas njoftimit të zyrës për media të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministri Mehaj do të bëjë prezantimin e arritjeve njëvjeçare të kësaj ministrie, shkruan arbresh.info.
“Jeni të ftuar që të përcillni Konferencën për media që organizohet në Ministri të Mbrojtjes me datën 25 mars 2022 (ditë e premte) në ora 10:20. Konferenca ka për temë Prezantimin e Arritjeve një vjeçare të Ministrisë së Mbrojtjes në krye me Ministrin Armend Mehaj”, thuhet në njoftim.
Në konferencë pas prezantimeve të penalistëve, gazetarët do të kenë mundësi të bëjnë pyetje dhe të bashkëbisedojnë me Ministrin e Mbrojtjes dhe anëtarët tjerë të panelit./arbresh.info/
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë