Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili së bashku me një delegacion të Kosovë, të prirë nga presidentja, Vjosa Osmani po qëndrojnë në Kanada, janë takuar nga ministrja e Mbrojtjes Kombëtare e Kanadasë, Anita Anand.
Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ministrja kanadeze e Mbrojtjes ka premtuar se do të fillohet me bashkëpunimin në nivel të grupeve punuese për hartimin e marrëveshjes bilaterale.
Mehaj ka shkruar në takimin bilateral të realizuar me këtë rast në emër të Ministrisë së Mbrojtjes shpreha vullnetin për inicimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve tona.
“Gjithashtu theksova interesin tonë për bashkë-zbarkim të trupave tona së bashku me trupat kanadeze në misione ndërkombëtare, në mënyrë që kontributi ynë i filluar si kontribues i sigurisë globale të thellohet edhe më tej. Në fund, ministren Anand e ftova për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, ftesë të cilën ajo e pranoi me kënaqësi dhe u dakorduam që të zhvillohet në një të ardhme të afërt”, ka shkruar Mehaj./arberesh.info/
I dënuar me 9 vite burg nga GJKKO për pjesëmarrje në grup kr...
Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë rreth 13 mijë ...
Rodri dënohet me 80 mijë funte pas kritikave ndaj gjyqtarit
Rusia dhe Kina rihapin lidhjen hekurudhore pas 6 vitesh
Kur merret vendimi për dekretin e Presidentes? Flasin nga Gj...
Konfirmohet një tjetër mungesë e madhe për Realin ndaj Cityt