Sot në ora 14:00, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, do të mbaj konferencë për media, në lidhje me shtëpinë e Xhafer Devës në Mitrovicë, pas fillimeve për restaurimin e saj, shkruan arbresh.info.
Kujtojmë se Zyra e Bashkimit Evropian dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë njoftuar se është pezulluar projekti për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë.
Pezullimi i projektit të restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, vjen pas reagimeve të faktorit ndërkombëtar, në këtë rast ambasadorit gjerman në Kosovë dhe së fundmi edhe raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, të cilët e figurën e Xhafer Devës e lidhin me krimet që kryen nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ndërkaq kundër restaurimit të kësaj shtëpie ishte edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, shkak i aleancës së tij nazifashiste./arbresh.info/
Çeku për shtëpinë e Xhafer Devës: Është pjesë e kujtesës kolektive të banorëve të Mitrovicës
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...
Rama uron Pashkët Ortodokse: Në këtë mëngjes të bekuar ju ur...