Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, në vazhdën e takimeve në Armeni, ku pritet të mbahet Konferenca e Frankofonisë, ka zhvilluar disa takime gjatë ditës së somte me përfaqësues nga vende të ndryshme.
“Mbështetje e fuqishme në rrugëtimin e anëtarësimit në Interpol”, ka shkruar Pacolli në facebook.
Postimi i plotë:
“Takim shumë miqësor më Ministrin e Punëve të Jashtme të Guinea-Conakry, Mamady Toure, me të cilin patëm një shkëmbim të rëndësishëm të ideve në lidhje me bashkëpunimin mes dy vendeve. E falënderova për përkrahjen e fuqishme që po na ofron në procesin e anëtarësimit në Interpol dhe organizata tjera ndërkombëtare. U pajtuam të organizojmë vizita me qëllim të shqyrtimit të mundësive të bashkëpunimit, dhe i premtova që Republika e Kosovës tashmë ka krijuar një përvoje të cilën mund ta ndajë me këtë vend, veçanërisht në fushën e legjislacionit apo praktikave policore”./arbresh.info/
Lideri suprem i Iranit flet për herë të parë pas armëpushimi...
Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’d...
Kurti takon Presidenten e BERZh-it, flasin për forcimin e ba...
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...