Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, nesër do ta pres në takim zyrtar homologun italian, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Luigi Di Maio.
Data:
E martë, 22 qershor 2021
Ora: 14:20 – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”
Ministrja Gërvalla do ta mirëpret homologun italian Di Maio. (Mediat mund të marrin vetëm pamje)
Ora 15:00 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Ministrja Gërvalla dhe ministri Di Maio do të zhvillojnë takimin bilateral. (Vetëm pamje)
Ora 15:40 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Në Sallën e Konferencave, në prani të ministrave të jashtëm, ministri i Financave, z.Hekuran Murati dhe ambasadori italian në Kosovë, z. Nicola Orlando, do të nënshkruajnë marrëveshjen e radhës midis dy vendeve.
Ora 15:45 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Ministrja Gërvalla dhe ministri Di Maio do të deklarohen për media.
Akuza të ndërsjella mes Rashiqit dhe Listës Serbe lidhur me ...
Mbappe mungoi në stërvitjen e sotme të Realit, megjithatë dy...
Zelensky: Takim i ri tripalësh me SHBA dhe Rusinë
Benita: Të gjitha femrat kanë dëshirë të kenë një mashkull s...
PSG kompleton transferimin e Dro Fernández
Shtatë të vdekur dhe një i plagosur nga rrëzimi i një avioni...