Ministri i jashtëm grek do të vizitojë të premten (09.10.2020) Prishtinën.
Lajmi bëhet publik prej zyrës së shtypit të ministrisë së jashtme greke,e cila njofton se zoti Dendias do të ketë takime me kryeministrin Avdullah Hoti, kryetaren e parlamentit Vjosa Osmani dhe ministren e jashtme Meliza haradinaj.
Ndonëse ende Athina nuk e ka njohur zyrtarisht Kosovën, Athina zyrtare ka intensifikuar kontaktet me qeverinë kosovare, madje Athina zyrtare ka deklaruar se mbështet fuqishëm dialogun Prishtinë-Beograd.
Pritet që zoti Dendia të shprehë mbështetjen në rrugën euroatlantike të Kosovës dhe do të përkrahë kërkesën e Prishtinës për liberalizimin e vizave.
Zoti Dendias do të vizitojë edhe forcat greke të stacionuara në Kosovë.
Kohët e fundit Athina ka nisur një “ofensive” diplomatike në vendet e rajonit,sidomos me faktorin Shqiptar në rajon,në një tentativë të hapur të saj,në pakësimin e influencës turke në rajon.
Së shpejti zoti Dendias pritet të vizitojë edhe Tiranën./TCH
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...