
German Foreign minister Heiko Maas gives a joint press conference with President of Commission Jean Claude Juncker (unseen) after their bilateral meeting on April 13, 2018 at the EU headquarters in Brussels. / AFP PHOTO / JOHN THYS (Photo credit should read JOHN THYS/AFP/Getty Images)
Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, vlerësoi se është mirë që erdhi deri te vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe njoftoi vizitën e tij në Kosovë dhe Serbi.
“Është e qartë për mua që duhet të udhëtojë në Serbi dhe Kosovë dhe të dërgoj një sinjal të fortë se dialogu është përparësi për ne”, tha Maas gjatë prezantimit të përparësive të presidencës gjermane të Këshillit të BE-së para Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel.
Ai deklaroi se së së fundmi është takuar me të dërguarin e BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, në Brelin, dhe theksoi se Gjermania do të mbetet e përkushtuar për vazhdimin e dialogut, raporton Tanjug.
“Këto janë vende që duan një të ardhme evropiane dhe ne nuk duhet t’i lejojmë ata të heqin dorë nga ne, dhe ne e dimë që të tjerët kanë interes të ndikojnë në atë rajon”,
Kreu i diplomacisë gjermane vlerëson se përveç situatës “të vështirë dhe komplekse” në rajon, tani ka pasur një shpërthim të ri të pandemisë së virusit korona.
Kryediplomati gjerman deklaroi se Gjermania do të përpiqet të hap negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore deri në fund të presidencës së saj, deri në fund të vitit, por ai shprehu dyshimin se e njëjta do të jetë e mundur me Shqipërinë.
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë