Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, ka treguar se ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e Spitalit të Ferizajt, raporton arbresh.info.
Sipas tij, spitali pritet të përfundon brenda tri viteve dhe do të jetë më modernë në vend.
Ky është postimi i plotë i Ismailit:
Sapo nënshkrova kontratën për Spitalin e Ferizajt ?, e cila i hap rrugën ndërtimit të këtij spitali kaq të nevojshëm për qytetarët tanë në Ferizaj. Spitali do të përfundojë brenda tri vjetëve dhe do të jetë nga më modernët në vend. Ndërtimin e këtij spitali e kanë merituar për kohë të gjatë qytetarët????dhe personeli mjekësor ?⚕??i këtij qyteti. Nuk do të lejojmë asnjë zvarritje gjatë ndërtimit të tij ?♂️dhe po ashtu do të punojmë edhe për ndërtimin e spitaleve të tjera. Urime!

Arrestohet në Prishtinë i dënuari me 10 muaj burg për posedi...
Sot varroset Latif Bytyqi, i cili humbi jetën në vendin e pu...
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...