Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka folur për buxhetin e Kosovës dhe stabilitetin financiar të shtetit. Ai ka thënë se duhet të ketë kujdes në marrjen e vendime për shpenzime në luks.
Hamza në Televizionin T7 ka thënë se Fondi Monetar Ndërkombëtar ka të drejt kur thotë se Kosova s’ka stabilitet financiar.
Ai ka thënë se duhet te ketë kujdes në shpenzimet që behën në luks. Po ashtu nuk është mirë që parat e shtetit të shkojnë në skema sociale.
“ FMN ka të drejt kur thotë qe s’kemi stabilitet financiar. Pajtohem çdo herë me rekomandimet e tyre”.
“ Nuk mund të shpenzohen miliona euro në paga, mëditje e gjera të tjera. Po ashtu nuk duhet të shkojnë miliona euro të buxhetit në skema sociale. Buxheti duhet të jetë me shumë për investime”, ka thënë Hamza.
I pari i ministrisë së Financave ka thënë se ka shumë kërkesa që nuk mund të plotësohen me buxhet.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...