Ministri malazez për Drejtësi, të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviq ka refuzuar të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.
Leposaviq ka thënë se refuzon ta pranojë këtë, ngase sipas tij, Gjykata e Hagës ka humbur plotësisht legjitimitetin.
Si argument për këtë, ai përmend faktin që sipas tij, provat e hetuesve të Këshillit të Evropës për trafikim të organeve të civilëve serbë gjatë luftës në Kosovë, janë shkatërruar në këtë gjykatë, shkruajnë mediat malazeze, transmeton reporteri.net.
Leposaviq në seancën e Kuvendit, dje ka thënë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili e cilësoi krimin në Srebrenicë si gjenocid, ishte bazuar në gjetjet e Tribunalit të Hagës, i cili, sipas ministrit malazez pothuajse e humbi plotësisht legjitimitetin e tij kur provat e hetuesve të Këshillit të Evropës, për trafikimin e organeve të civilëve serb në Kosovë, u shkatërruan plotësisht në atë gjykatë.
Leposaviq është Ministër në Qeverinë në të cilën bën pjesë edhe shqiptari Dritan Abazoviq duke mbajtur postin e zëvendëskryeministrit.
“Je ëndrra e çdo vajze”, media greke shkruan për politikanin...
Rrëzohet aeroplani në aeroportin e Australisë, dy të vdekur
Vrasja e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet me plumb në ...
Mbetje mortore në Krushë të Vogël, Komisioni për Persona të ...
Në një foto me mitraloz dhe bomba, Trump mesazh Iranit: Regj...
Deklarata e fortë e Vuçiq: Më thonë se mamaja ime ka tradhët...