Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë kjo ministri do të vazhdojë mbështetjen e fermerëve përmes programeve dhe politikave mbështetëse.
Ai në fjalim e tij në një ngjare të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane me temën “Politikat Shtetërore në Mbështetje të Bujqësisë”, ka thënë se përmes politikave të duhura avancojmë bujqësinë.
“Mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes programeve dhe politikave mbështetëse për fermerët dhe prodhuesit vendor do të vazhdojë, duke i kontribuar rritjes së prodhimit dhe cilësisë për të gjitha prodhimet vendore. Po ashtu, gjatë këtij viti kam ndërmarrë veprime konkrete për të adresuar rekomandimet e Auditorit edhe sa i përket hartimit të kritereve dhe planifikimit të buxhetit për Programin e Pagesave Direkte”, ka thënë Ministri Peci, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, ai ka treguar se përmes programeve mbështetëse po krijon mundësi të reja përkrahëse për fermerët aplikues.
“Në kuadër të programit mbështetës të këtij viti kemi rritur përkrahjen për perimtarë, si dhe kemi ndërmarrë veprimet që orientojnë subvencionimin mbi bazën e rendimentit. Ndërkaq, risi tjetër e këtij programi është edhe mbulimi i Primës së Sigurimit në vlerën prej 75 për qind për 6 kultura bujqësore për fermerët që vendosin t’i sigurojnë kulturat bujqësore”, tha ndër tjerash Ministri Peci.
Ndryshe, gjatë këtij bashkëbisedimi të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane, pjesëmarrës ishin përfaqësues të agrobizneseve vendore, si dhe konsulent të sektorit të bujqësisë, e të cilët në këtë tryezë patën mundësinë që shqetësimet e tyre t’i bashkëbisedojnë me Ministrin Peci, e i cili shprehu vullnetin dhe gatishmërinë që të adresojë shqetësimet dhe barrierat me të cilat përballen këta të fundit, bazuar në ligjet në fuqi./arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...