Ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq beson se BE-ja mund ta detyrojë Kosovën ta heq taksën ndaj mallrave serbe.
Ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se askush nuk mund ta bind se bashkësia ndërkombëtare nuk ka ndikim dhe nuk mund ta detyrojë Kosovën ta heq taksën ndaj mallrave serbe.
Ai po ashtu porositi se përplasjet nuk sjellin asgjë të mirë për të ardhmen e dy popujve, transmeton lajmi.net.
“Bashkimi evropian duhet ta ruajë kredibilitetin e tij”, deklaroi Stefanoviq për “Blic”.
“Përndryshe, si është e mundur që Serbia t’u besojë kur qeveria nga Prishtina nuk i përmbahet marrëveshjes së Brukselit”, shtoi ai.
“Atje, BE-ja ishte garantuese e bisedimeve. Si është e mundur që Serbia t’ju besojë”, theksoi Stefanoviq. /Lajmi.net/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër