Lidhur me sulmin e sotëm me vezë ndaj Avdullah Hotit ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Përmes një reagimi zyrtar, Veliu ka thënë se sulme të tilla janë të patolerueshme.
Sipas tij shprehja e mospajtimeve duhet të bëhet përmes institucioneve dhe rrugëve demokratike.
“Sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti është një akt qyqar, me qëllim pengimin e proceseve pozitive në vend.
Aktet e tilla janë të papranueshme dhe të patolerueshme.
Shprehja e mospajtimit dhe pakënaqësisë për çfarëdo procesi, duhet të bëhet përmes mjeteve demokratike dhe rrugës institucionale”, ka shkruar Veliu.
Sulmin e kanë dënuar edhe shumë zyrtarë dhe ministra të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga VV janë distancuar nga një zhvillim të tillë, ndërkohë aludohet se sulmi mund të ketë qenë i orkestruar nga AAK’ja, meqë Haradinaj para dy ditësh kishte parlajmëruar ‘ngjyrje me vezë’, nëse hiqet taksa.
https://www.facebook.com/AgimVeliu/posts/1576806199133062
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...