Ministri Hasani merr pjesë në themelimin e dy nëndegëve të NISMA’s në Kaçanik NISMA Socialdemokrate ka themeluar edhe dy nëndegë në qytetin e Kaçanikut.
Në themelimin e këtyre dy nëndegëve ka marrë pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ministri Hasani ka thënë se kjo parti po shtrihet çdo ditë e më shumë anekënd Kosovës.
“Njerëz me vullnet të mirë çdo ditë po i bashkohen radhëve tona në çdo lagje, fshat e qytet” ka thënë ai.
Ky është postimi i plotë i ministrit Hasani:
NISMA Socialdemokrate po shtrihet çdo ditë e më shumë anekënd Kosovës. Njerëz me vullnet të mirë çdo ditë po i bashkohen radhëve tona në çdo lagje, fshat e qytet. Sot bashkë me strukturat e degës së NISMA në Kaçanik, themeluam edhe dy nëndegë të reja në këtë qytet, ku u zgjodhën edhe kryetarët e tyre, Naim Runjeva edhe Lulzim Kuka. Faleminderit Kaçanik për mbështetjen dhe mikpritjen! Së shpejti edhe shumë qytetarë të tjerë do t’i bashkohen NISMA’së në Kaçanik.
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...