Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka marrë pjesë në takimin Ministror të Komitetit të Investimeve të Evropës Juglindore (SEEIC) që është mbajtur në Tivat të Malit të Zi.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë me dije se bashkë me përfaqësues të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë miratuar Agjendën Rajonale për Reformën e Investimeve (RIRA).
“Më pas kjo agjendë do të përcillet në prezantimin, shqyrtimin dhe miratimin e Kryeministrave të rajonit në rastet e Samiteve të ardhshme të BB6 në Sofje dhe Londër, që do të zhvillohen më 17 maj 2018 dhe 10 korrik 2018.”, ka shkruar ministri Hasani.
Ai ka theksuar se qëllimi i RIRA është harmonizimi më i madh i politikave investuese të BB6 me standardet e Bashkimit Evropian (BE) dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, në kuadër të Strategjisë SEE2020, Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe proceseve të para-pranimit dhe pranimit në BE.
Po transportonin drejt Greqisë 44 pako me lëndë narkotike, a...
Rikthehet Liga Unike, Ylli përballet me Apollonian
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Krye...
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet