Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani shpreson që shumë shpejt do të fillojë të zbatohet vendimi për masën ndaj qumështit të Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili nuk po zbatohet nga Dogana e Kosovës.
Ai u ka bërë thirrje Doganës dhe Ministrisë së Financave që të zbatojnë këtë vendim, meqë sipas tij importi i qumështit nga Bosnja po i dëmton prodhuesit e Kosovës.
“Kemi sjellë edhe një vendim pas kërkesës së qumështarëve. Ne kemi marrë një masë ndaj qumështit që vie nga Bosnja. Pas hetimit ka rezultuar se ka rritje nga viti në vit dhe i rrezikon prodhuesit tonë sepse edhe në treg është më i lirë. Ne kemi vendosur një masë.
Nuk e dimë pse dogana nuk e zbaton. Kërkoj nga Dogana dhe Ministria e Financave, që ta zbatojnë këtë vendim. Unë kam parë një reagim nga Zyra e Kryeministrit se duhet të zbatohet ky vendim. Dogana ka kërkuar edhe disa informata shtesë dhe besoj se pas kësaj do të zbatohet vendimi.”, ka thënë ministri Hasani në një intervistë në RTK.
Ai në këtë intervistë ka folur edhe për dy vendimet e tjera, masën për miellin dhe bllokat nga Serbia. Hasani ka thënë se këto dy vendime kanë pasur shumë impakt tek prodhuesit e miellit në Kosovë. Ai po ashtu ka thënë se vendimet e tilla nuk janë shumë të lehta por, nuk duhet të shikohet vetëm interesi i një biznesi por duhet të shikohet edhe më larg se cili është interesi i përgjithshëm i vendit.
“Nuk janë vendime të lehta sepse kemi reagime të ndryshme, por ne duhet të shohim interesin e përgjithshëm. Sepse secila masë i zvogëlon fitimet e një firme të caktuar, por duhet të shohim interesin afatgjatë”, ka thënë Hasani.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK