Përderisa Ministri i Punëve të Brendshme z. Bejtush Gashi, së bashku me Policinë e Kosovës kanë vëzhguar nga afër zbatimin e pikës së I-rë të vendimit të MPB-së për ndërmarrjen e masave emergjente, për ruajtjen dhe mbrojtjen e sigurisë në trafik, u pyet nga gazetarët në lidhje me vrasjen makabre që ndodhi një ditë më parë, në Gjakovë, ku 40 vjeçari qëlloi për vdekje ish gruan dhe vajzën 9 vjeçare, raporton arbresh.info
Dhe, në lidhje me këtë ministri Gashi, u shpreh që rasti është në proces dhe pas përfundimit të hetimeve do të del me një raport zyrtar:
“Unë dje i shpreha familjes ngushëllime dhe në të njëjtën kohë kërkuam nga policia dhe inspektorati që të hetojnë rastin dhe rasti është në proces dhe pas përfundimit të hetimit ne do të dalim edhe me një raport zyrtar, fatkeqësisht rastet e tilla dhe tragjeditë e tilla janë komplekse që një kohë të gjatë. Shoqërinë tonë po e përcjellë një fenomen i tillë ndaj të cilit fenomen nuk është e mjaftueshme që vetëm policia, por të gjitha institucionet e sigurisë në këtë rast mendoj se kanë përgjegjësin e vet dhe në këtë drejtim në të ardhmen duhet të gjejmë një zgjidhje për me mundur me ja dhënë këtij fenomeni një përgjigje që kërkon. Ka pas edhe raste të tjera për të cilat sipas mediave dhe portaleve është numri i njëqind nëse nuk gaboj që ka ndodhë, do të thotë është një shqetësim shumë i madh, është momenti i fundit që me këtë fenomen ne si institucione të merremi më seriozisht dhe të gjejmë një përgjigje karshi problemeve që lidhen me këtë fushë”- ka përfunduar z. Gashi./arbresh.info/
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...