Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, vizituan Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, ku u priten nga drejtori Gazmend Hoxha.
Me këtë rast, ministri Gashi, vlerësoi lartë angazhimin dhe punën që po bëjnë Policia e Kosovës, në ofrimin e sigurisë për qytetarët e vendit.
“Policia e Kosovës duhet të vazhdojë punën e saj pa qenë e ndikuar, e cila sipas mandatit të saj ligjor, është e obliguar të ofrojë rend dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim. Ky profesionalizëm i juaji është vlerësuar edhe nga qytetarët dhe nga organizatat që e monitorojnë punën e policisë”, theksoi ministri Gashi.
Në veçanti, ministri Gashi falënderoi drejtorin e Drejtorisë Rajonale të PK-së në Ferizaj në angazhimin e pakursyer që kanë bërë në gjetjen e trupave të të dy policëve të aksidentuar ditë më parë.
Ndërsa, drejtori Hoxha, e njoftoi ministrin Gashi me situatën e përgjithshme të sigurisë në këtë rajon, duke vlerësuar se situata është e qetë dhe ka një trend të rënieve të veprave kriminale.
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje