Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherësh ministër i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike , Dardan Gashi ka uruar zëvendësministrin e emëruar Arian Dacin duke i uruar mirëseardhje në pozitën e re, shkruan arbresh.info.
Gjatë takimit, ministri Daci, i cili njëherësh u emërua si zëvendës i parë, u njoftua për së afërmi për proceset, në të cilat Ministria e Diasporës dhe e Investimeve Strategjike është e angazhuar, me fokus në tërheqjen e investimeve nga diaspora dhe çështjen e kartonit të gjelbër.
“Na presin shumë punë përpara dhe jam i kënaqur që do të jem në të njëjtin ekip me kryeministrin Gashi, duke qenë i bindur se së bashku do të mund t’i avancojmë proceset e filluara në të mirë të bashkatdhetarëve dhe shtetit tonë”, tha ministri Daci./arbresh.info/
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë