Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku ka shfrytëzuar profilin privat në Facebook për të dhënë sot disa lajme të mira nga Cyrihu i Zvicrës sa i përket futbollit kosovar.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka pritur gjatë të enjtes kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademin dhe Ministrin e Sportit, Hajrulla Çekun.
Në lidhje me këtë takim ka folur vet ministri Çeku, i ka thënë se është diskutuar për zhvillimin e infrastrukturës sportive, konkretisht për planin e përbashkët pesë vjeçar për renovimin e stadiumeve ekzistuese dhe ndërtimin e stadiumeve të reja në vend.
‘Ndërtimi i urave të bashkëpunimit u theksua nga Presidenti i FIFAS-s, duke shtuar se do të gjejnë rrugë për mbështetje financiare për projektet e tilla madhore që ngritin kapacitetet e sportistëve kosovarë për arritjen e rezultateve kulminante në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar ai. /arbresh.info/
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...