Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj më 27 dhe 28 nëntor do të marrë pjesë në Samitin e 9-të të Bosforit që mbahet në Stamboll të Turqisë.
Ky Samit mbahet nën patronatin e Presidencës së Republikës së Turqisë dhe organizohet nga “Platforma e Bshkëpunimit Ndërkombëtar “(International Cooperation Platform-ICP).
Tema e Samitit të 9-të të Bosforit është: “Paqe dhe zhvillim i qendrueshëm për të gjithë”.
Ministri Besim Beqaj në këtë ngjarje do të prezantojë Kosovën në panalin “Liderët e rinj”, ku do të flasë për mundësitë dhe përparësitë e Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, bazuar në potencialin në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...