Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, është takuar me ambasadorin jo rezident të Dukatit të Madh të Luksemburgut Paul Schmit.
Takimi i përbashkët i ministrit Beqaj dhe ambasadorit Schmit kishte karakter informues, si dhe shqyrtim i mundësive për bashkëpunim në mes të Luksemburgut dhe Kosovës në fushën e teknologjisë informative dhe shfrytëzimi i potencialit të sektorit privat për shkëmbime tregtare, krijimi dhe zhvillimi i politikave që arsimi dhe shkenca t’i shërbejnë inovacionit dhe përmes tij të hapen mundësitë për zhvillim ekonomik.
“Bashkëpunimi në fushën e kompetencës profesionale të rinisë kosovare të sektorit të teknologjisë informative dhe shfrytëzimi i potencialit të sektorit privat për shkëmbime tregtare, janë disa nga pikat për të cilat u pajtuam me ambasadorin jo rezident të Dukës së Madh të Luksemburgut për Kosovë, SHT Paul Schmit”, tha ministri Beqaj.
Temë e takimit ishte edhe mundësia e hapjes së një qendre të përbashkët të kompetencës për teknologji informative në kuadër të Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë që do të themelohet në Prishtinë.
Duke qenë se Luksemburgu e ka shumë të zhvilluar arsimin profesional dhe zhvillimin e kompetencave në shërbim të tregut të punës dhe konkurrencës profesionale, ministri Besim Beqaj është shprehur i interesuar edhe për marrjen e përvojave të tilla dhe të ngjashme, për zhvillimin e ekonomisë, bazuar në potencialin e Kosovës, që është rinia e vendit.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...