Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami dhe rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, z. Marjan Dema, këto ditë po qëndrojnë për vizitë zyrtare në ShBA.
Gjatë kësaj vizite, ministri Bajrami, është takuar me Sekretarin e Shtetit të Ajovas, z. Paul D. Tate, me të cilin kanë biseduar për mundësitë e thellimit të mëtutjeshëm të raporteve shtetërore ndërmjet shtetit të Ajovas dhe Republikës së Kosovës.
Pas takimit me sekretarin Tate, ministri Bajrami së bashku me anëtarët e delegacionit nga Kosova ka vizituar Kongresin e Shtetit të Ajovas, ku janë pritur ngrohtësisht nga lidershipi i të dy dhomave të organit legjislativ.
Ministri Bajrami dhe rektori Dema, gjithashtu kanë zhvilluar një takim edhe me drejtorin e Departamentit të Edukimit, z. Ryan Wise me ç’rast është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në të gjitha nivelet e arsimit.
Gjatë vizitës në Ajova, ministri Bajrami do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me disa nga institucionet prestigjioze të arsimit të lartë të këtij shteti.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...