Ministri në detyrë i Arsimit, Arsim Bajrami i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Rexhepi me rastin e ndarjes nga jeta të Bajram Rexhepit, në të cilën thuhet se ish-kryeministri i Kosovës ishte një nga liderët më të devotshëm të saj.
Duke përkujtuar se Rexhepi ishte një burrështetas i devotshëm i çështjes kombëtare, i cili gjithë jetën ia dedikoi lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, Bajrami ka thënë se Bajram Rexhepi si kryeministër, ministër e kryetar komune dha kontribut të çmuar në procesin e demokratizimit dhe shtet-ndërtimit të Kosovës.
“Si mik i tij i ngushtë dhe si bashkëthemelues i PDK-së , më lejoni të them se Rexhepi ishte një nga liderët me të devotshëm të saj, ndërsa mendimi i tij pragmatik dhe kritik ishte një frymëzim për të gjithë ne.
Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka thënë ministri Bajrami.
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...