Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu përmes një postimi në facebook ka publikuar fotografi nga Veriu i Kosovës.
“Jemi në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok, përkatësisht në fshatin Zubq ku dje ka pasur shembje të dheut, e që sot menjëherë është pastruar. Kompania përgjegjëse e kontraktuar nga MMPHI, ka dalur në terren me ç’rastë janë marrë të gjitha masat për zhbllokimin e këtij aksi rrugor, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve”, ka shkruar Aliu.
Po ashtu Aliu ka apeluar te qytetarët të bëjnë kujdes të shtuar.
“Lusim qytetarët për kujdes më të shtuar në orët e ditët në vijim, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, e të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor”, ka shkruar Aliu./arbresh.info
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...