Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se nga sot të gjithë qytetarët e Kosovës mund të instalojnë pajisjet solare në shtëpitë e tyre deri në 7kiloëat, pa pasur nevojë të marrin leje.
“Që nga sot, qytetarët nuk do të kenë nevojë që të pajisen me leje ndërtimore për vendosjen e panelëve solar fotovoltaike për konsum familjar, me kapacitete të instaluara deri në 7 kW” shkruan Aliu.
Ai, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se në kuadër të punës sonë për Dekarbonizim dhe në përputhshmëri me Acquis të BE-së, kemi bërë Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ MMPH Nr. 08/2013 për Ndërtimet për të cilat nuk kërkohet leje ndërtimore, rrjedhimisht, qytetarët nuk do të kenë nevojë që të pajisen me leje ndërtimore për VENDOSJEN E PANELEVE SOLARE fotovoltaike për konsum familjar, me kapacitete të instaluara deri në 7 kË./Arbresh.info/
Postimi i plotë
Vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara, Ram...
Kurti pret ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi Kosovë–...
Irani mohon bisedimet me SHBA-në
Osmani kujton Madeleine Albright: Kosova do ta kujtojë me mi...
Trepça rinovon kontratën me trajnerin Adis Beciargic
“Na pret një kundërshtar i vështirë dhe kërkues”...