Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka përmendur disa hapa që do ndërmarrë Qeveria Kurti për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Prishtinë.
Aliu, në emisionin ‘Rubikon’, ka thënë se zvogëlimi i numrit të veturave që hyjnë në kryeqytet do ishte një nga format për përmirësimin e cilësisë së ajrit.
“Kërkohen vendime jo shumë të lehta edhe nga kryetarët e komunave, duhet zvogëluar numri i makinave në qendër”, tha ndër të tjera ai.
Ai ka folur edhe për ndotës të tjerë të ajrit, duke përmendur termocentralin “Kosova B” si një nga ndotësit e mëdhenj, transmeton express
“ Edhe energjia nga termocentralet që prodhohet krijon ndotje. Kosova B p.sh i ka filtrat jo-funksional. Një ndër ndotësit kryesor vjen nga termocentrali Kosova B”, ka thënë ai.
“Po ashtu, ndotësi tjetër në kohën e dimrit, si dhe shkaktari kryesor, është nga ekonomitë familjare të cilat ndezin qymyrin për ngrohje. Ne kemi familje të varfra që përdorin qymyrin për ngrohje. Nuk ka me qenë e lehtë të ndalohet për ngrohje edhe për një kohë, pa pasë një zgjidhje alternative dhe kjo është një sfidë e jashtëzakonshme edhe e komunës edhe e qeverisë sonë”, ka deklaruar ai.
Kurti në Gjakovë: Listat më parë ngjanin në transaksione int...
Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, reagojnë Veteranë...
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap dre...
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...