Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zhvilloi një takim të rëndësishëm me homologun e tij, Ministrin e Punëve të Brendshme në Shqipëri, Taulant Balla, për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve.
Në këtë takim, u nënshkrua marrëveshje për lehtësimin e procedurave të kalimit në pikën kufitare Morinë-Kukës, shkruan Arbresh.info.
“Ky proces i lehtësimit të kalimit kufitar nga 4 muaj që është zbatuar deri më tash, tash e tutje do të jetë 9 muaj brenda vitit.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
“Bashkarisht, të dy ministrat mbeten të përkushtuar në zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e Ministrive të tyre, me qëllim që qytetarët të lëvizin, të punojnë dhe të ndërveprojnë lirshëm midis dy vendeve.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...