Qeveri e “re”…. shkarkime të shumta.
Kjo duket të jetë deviza e kësaj të marte pasi deri më tani janë shkarkuar nga detyra e poste të rëndësisshme 3 drejtorë.
Valën e shkarkimeve e nisi lajmi për drejtuesin e ARRSh-së Afrim Qendro, institucioni i të cilit u përfshi kokë e këmbë në skandalin me firmën fantazëm DH Albania, e cila fitoi miliona euro në tenderin e dyshimtë të Unazës së Madhe në Tiranë dhe jo vetëm (një tjetër tender u fitua muaj më parë nga kjo kompani, garë e hapur nga OST… edhe për drejtuesin e këtij institucioni u rezervua dje shkarkimi).
Më tutje është shkarkuar nga detyra drejtori i burgit të Rrogozhinës Ibrahim Bejo, kjo pasi mëzohet se Prokuroria e Kavajës ka nisur një hetim për akuzën e korrupsionit ndajt tij dhe ka kërkuar që Bejo të largohet nga posti pasi mund të prishë provat.
Për të mbyllur (deri më tani) valën e shkarkimeve, një tjetër urdhër ka ardhur nga Ministrja e re e Infrastrukturës Belinda Balluku, ose siç e quan Rama “shtriga e Aviacionit Civil”. Minstrja ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Portit të Durrësit Afrim Bakaj, i ardhur nga strukturat lokale të PS-së së qytetit bregdetar.
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë