Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili shoqërohej nga ministri kosovar, Lubomir Mariq, dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka siguruar serbët se themele më të forta se ato të Vidovdanit nuk ka, andaj ka kërkuar nga ata që ta ruajnë emrin e tyre serb, të jenë unikë dhe të fuqishëm
Aktivitetet e shumta të serbëve të Kosovës dhe të Serbisë në shënim të 627-vjetorit të Betejës së Kosovës, të cilin serbët e njohin si Vidovdani, kanë përfunduar me “ëmbëlsirën”, si e quajnë serbët, përurimin e shtatores së figurës tragjike të Betejës së Kosovës e të cilin serbët e kanë shndërruar në mit, Car Llazar Hrebelanoviq, në qendër të sheshit “Shumadija”, në veri të Mitrovicës.
Heroi i tyre, Car Llazari, i cili në Betejën e Kosovës më 28 qershor të vitit 1389 komandonte një koalicion, që përveç serbëve kishte edhe shqiptarë, bullgarë, rumunë, kishte dalë humbës dhe kishte mbetur i vrarë përballë ushtrisë së Perandorisë Osmane, tani e pas “do të shikojë” pjesën jugore të Mitrovicës dhe të Kosovës me gishtin e kthyer nga Gazimestani, aty edhe ku i kishte lënë eshtrat.(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...