Minatorët e Trepçës në grevë

14:14 | 20 Korrik 2015
M. A.

Rreth 180 minatorë të Trepçës gjatë ndërrimit të parë kanë ndërprerë punën në shenjë pakënaqësie me kushtet e punës.

Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar edhe menaxheri i ndërmarrjes Ahmet Tmava.

Ai tha se përkundër vështirësive dhe gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet ndërmarrja është arritur një marrëveshje me punëtorët e ndërrimeve tjera që puna të vazhdojë deri në zgjidhjen e problemit.

Shpërndaje në rrjete sociale