Mimoza Kusari-Lila është rizgjedhur kryetare e subjektit politik, Alternativa.
“Alternativa si subjekt politik, është parti liberale e qendrës, e vetmja e këtij lloji në Republikën e Kosovës, e cila përpos vlerave liberale, promovon demokracinë, barazinë dhe të drejtat e secilit qytetar pa dallim etnie, feje, race, moshe, statusi social apo orientimi individual”, është shprehur Kusari-Lila për marrjes së besimit.
Kuvendi i Alternativës ka zgjedhur sot Këshillin e Përgjithshëm në përbërje 41 anëtarë, kurse kryesia e partisë do të zgjedhet nga Këshilli i Përgjithshëm në ditët në vijim.
Kusari-Lila ka përmendur bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje në qeverisjen qendrore për cfarë ka thënë se po vazhdon suksesshëm./arbresh.info/

Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...