Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas akuzave për shkelje të rregullores në Kuvend, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë shkelje në kërkesën për ndryshimin e orarit të mbledhjeve të Kuvendit.
Kusari-Lila tha se kërkesa për ndryshimin e orarit të mbledhjeve ishte propozim të hapur për konsultim ndërmjet grupeve parlamentare dhe jo për ndonjë veprim të njëanshëm apo në kundërshtim me rregulloren.
“Sot, siç e patë, seanca ka filluar me një kërkesë për konsultim nga ana e kryesuesit që, me një dakordim, të shmangim rregulloren dhe të takohemi më rrallë, meqë 48 orëshi i cili tashmë brenda këtij muaji është duke u përsëritur, po shihet që nuk ka asnjë rezultat. Pavarësisht se partitë e opozitës nuk kanë pasur asnjë reflektim për përgjegjësinë e tyre për zhbllokimin e punës së Kuvendit,” tha Kusari-Lila.
Ajo theksoi se propozimi për ndryshimin e orarit nuk u mbështet dhe nuk u realizua, duke shtuar se nuk ka asnjë shkelje në këtë proces.
“U akuzuam edhe njëherë për shkelje, por ai ishte një propozim për dakordim, i cili nuk u mbështet dhe nuk u realizua. Rrjedhimisht, nuk ka asgjë që mund të deklarohet si shkelje, përveçse një përpjekje për t’i kthyer në një orar tjetër këto takime,” përfundoi Kusari-Lila./rtk
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes