Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj priti sot në takim shefin e USAID në Kosovë, James Hope.
Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë në kuadër të priorititeteve të Qeverisë së Kosovës, Agjendës Evropiane dhe projekteve në të cilat USAID është e angazhuar.
Në mesin e tyre ishin projektet në drejtësi, qeverisje të mirë, zhvillim ekonomik dhe rritje të punësimit, respektivisht tek gratë, prodhim i energjisë efiçiente, bujqësi dhe zhvillim të bizneseve të vogla dhe të mesme. Fusha këto të cilat njëkohësisht i kontribuojnë dhe janë në kuadër të Agjendës Evropiane dhe zbatimit të MSA-së për Kosovën.
Poashtu, më në detaje u diskutua edhe për koordinim e donacioneve për Kosovën, ku përfshihen projektet nga fondet e Instrumentit të Para Anëtarësimit (IPA), projektet e BE-së dhe projektet e shteteve tjera në mënyrë që të ketë koordinim sa më të mirë të investimeve.
Me këtë rast, Ahmetaj theksoi rëndësinë që ka përfshirja e të gjithë faktorëve për të kontribuar në prioritetet që janë vitale në zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqënies së qytetarëve dhe, njëkohësisht të synohet rritje maksimale e fuqisë së eksportit
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...