Krijimi i Asociacionit te Komunave me shumicë serbe, është pikë e nxehtë në dialogun e Brukselit. Para ca ditësh ka pas edhe kërcënime prej Listës Serbe, se nëse ky Asociacion nuk themelohet, atëherë, Lista e përsëritë pezullimin e pjesëmarrjes ne institucione.
Por, jo te gjithë deputetët e Listës Serbe janë të këtij qëndrimi.
Ish-kryetari i deridjeshëm i Grupit Parlamentar te Listës Serbe, Sasha Millosavleviq, thotë se ky Asociacion nuk duhet me pasë kompetenca, më shumë se që ligjet e Kosovës i japin një Asociacioni. Sipas tij, formimi duhet të bazohet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.
Edhe pse ky Asociacion po bëhet kryesisht për qytetarë të komunitetit serb, Millosavleviq në intervistën për Televizionin Rrokum thotë se ata, si përfaqësues të këtij komuniteti në Kuvendin e Kosovës, nuk kanë njohuri se çka po ndodhë dhe për çka po bisedohet në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë.
Ai thotë se nëse kjo marrëveshje është ne favor të vetëm një komuniteti, atëherë është e pa-implementueshme.
PSG demolon Marseillen dhe fiton derbin e Francës
Esposito: Paraburgimi në Shqipëri pesë herë më i lartë se me...
Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të...
Tentoi dy herë, por Elijona refuzoi ta puthte Klodin në buzë
Fituesja e Nobelit për Paqe, Narges Mohammadi, dënohet me 6 ...
Pacolli ndan pamje nga avioni të Swissdiamond Boutique Hotel...