Profesori universitar, Milazim Krasniqi, thotë se partitë politike në këto momente nuk janë të gatshme të kërkojnë, por as të gjejnë një zgjidhje për këtë situatë.
Pavarësisht kësaj, Krasniqi vlerëson se më afër kanë zgjedhjet se sa një president i “zarfit”, raporton arbresh.info.
“Nga sjelljet që po shohim partitë tona politike nuk janë të gatshëm të kërkojnë e lërë më të gjejnë një zgjidhje të përshtatshëm jo veç president, por për boshllëkun në vend. Unë mendoj se zgjedhjet janë të pashmangshme në këtë situatë se sa, që do të ketë zgjedhje prej zarfit”, shprehet Krasniqi për arbresh.info.
Ai shprehet i zhgënjyer me mos koordinimin ende të një tryeze të përbashkët partiake për të dalë nga kjo gjendje e jashtëzakonshme.
Fajtor për mos konsensus për zgjidhje Krasniqi e bënë edhe pozitën edhe opozitën.
“Në momentin që partitë s’janë të gatshme të organizojnë një tryezë, në të cilën do të hartonin një agjendë politike edhe për zgjedhjen e presidentit edhe për zgjedhjet ardhshëm i bije që e kanë lëshuar me ramje të lirë me ec proceset dhe pastaj me shkua në zgjedhje të jashtëzakonshme”, vlerëson Krasniqi./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?